Aubameyang shpjegon arsyen e mungesës

Futboll

Aubameyang shpjegon arsyen e mungesës

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:40
Aubameyang shpjegon arsyen e mungesës

Pasi mungoi në ndeshjen ndaj Sheffield United të dielën në kampionat, Pierre Emenick Aubameyang nuk udhëtoi me Arsenalin as në transfertën çeke ndaj Slavias së Pragës, teksa arsyen e ka zbuluar vetë sulmuesi nga Gaboni.

Nga shtrati i një spitali në Londër, futbollisti 30-vjeçar ka zbuluar se është prekur nga malaria, të cilën mund ta ketë marrë gjatë grumbullimit me kombëtaren në muajin mars dhe për këtë i duhet të marrë trajtimin e duhur mjekësor.

“Djema faleminderit për mesazhet dhe telefonatat. Fatkeqësisht jam prekur nga malaria dy javë më parë kur isha në grumbullim me kombëtaren në Gabon dhe aktualisht jam duke u kuruar në spital.

Tani ndihem shumë më mirë, falë edhe punës së mjekëve, që identifikuan dhe nisën menjëherë punën për kurimin e këtij virusi në mënyrë të shpejtë. Dy javët e fundit nuk ndihesha vetvetja, por shumë shpejt do të rikthehem më i fortë se kurrë”, shkroi sulmuesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat