Spikat derbi Tirana-Tirana AS

Futboll

Spikat derbi Tirana-Tirana AS

Më: 17 prill 2021 Në ora: 12:18
Spikat derbi Tirana-Tirana AS

Kampionati Kombëtar i femrave do të zhvillojë këtë fundjavë javën e 17-të të tij, me pesë ndeshje që do të luhen  ditën e shtunë dhe Kinostudio-Teuta që do të luhet ditën e diel,

Bilisht Sporti do të udhëtojë drejt Shkodrës, ku kësaj radhe do të ketë përballë kampionet në fuqi të vendit, Vllazninë. Një sfidë që do të nisë të luhet nga ora 13:00 dhe që duket e lehtë në letër për shkodranet.

Fieraket e Apolonisë do të luajnë këtë të shtunë, në ora 13:00 ndaj kryeqytetaseve të Partizanit, në një sfidë mjaft delikate për të dyja palët.

Në kryeqytet spikat derbi Tirana-Tirana AS. Të dyja ekipet luajnë për tre pikëshin, me Tirana AS, që kërkon fitoren për të kaluar e treta në renditje dhe Tirana që kërkon t’i largohet me 5 pikë diferencë në rast fitoreje. Ndeshja do të zhvillohet duke filluar nga ora 13:30.

Shkodranet e AAS këtë të shtunë do të luajnë në Korçë, ndaj vajzave të Skënderbeut. Sfida do të nisë nga ora 14:00.

Të dielën do të luhet sfida e fundit e javës së 17-të, mes Kinostudios dhe Teutës, në kryeqytet, në ora 14:30.

E shtunë

Vllaznia – Bilishf Sport Ora 13:00

Apolonia – Partizani  Ora 13:00

Tirana- Tirana AS Ora 14:00

Skënderbeu – AAS Ora 14:00

E diel

Kinostudio – KF Teuta Ora 14:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat