Në orën 15:00 vëmendja maksimale do të jetë në Bergamo, ku do të luhet një përballje direkte për zonën Champions, ajo mes Atalantës dhe Juventusit në kuadër të Serie A.
Kjo sfidë premton të jetë mjaft spektakolare dhe e luftuar, ashtu si gjithmonë në vitet e fundit, ndërsa në të njëjtën orë, në “Olimpico” do të përballen dy vëllezërit Inzaghi, respektivisht në pankinat e Lazios dhe Beneventos.
Të dy këto ekipe kanë objektiva të kundërta, me bardhekaltrit që duan një vend në zonën Champions e Beneventon që lufton për mbijetesë.
Sfidë tjetër e Serisë A është ajo mes Torinos e Romës, e planifikuar për në orën 18:00.