PSG del kundër ‘puçit’ të ekipeve më të mëdha evropiane

Futboll

PSG del kundër ‘puçit’ të ekipeve më të mëdha evropiane

Më: 18 prill 2021 Në ora: 17:57
Foto ilustruese

Disa prej skuadrave më të mëdha në Evropë si Liverpool, Manchester United, Milan, Barcelona e Real Madrid kanë nënshkruar marrëveshje për themelimin e një lige të re që është emëruar ‘Superliga e Evropës’.

Kjo është kuptuar si kundërpërgjigje e superfuqive të Evropës ndaj UEFA-së që do ta reformojë Ligën e Kampionëve.

Klubet kryesore nga Anglia, Italia e Spanja nuk janë pajtuar me ndryshimet në garën më prestigjoze në Evropë.

Përpos UEFA-së dhe Federatave të Futbollit nga Anglia, Italia e Spanja, kundër kësaj ideje kanë nisur të dalin edhe disa skuadra të njohura.

Paris Saint Germain e ka cilësuar të dëmshëm këtë projekt, duke thënë se futbolli luhet për të gjithë jo vetëm për disa ekipe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat