Krijimi i Superligës Evropiane, Reagon UEFA: Të gjitha klubet pjesëmarrëse do të sanksionohen

Futboll

Krijimi i Superligës Evropiane, Reagon UEFA: Të gjitha klubet pjesëmarrëse do të sanksionohen

Më: 19 prill 2021 Në ora: 08:26
UEFA

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA në bashkëpunim me Premierligën, La Ligan dhe Serie A kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët

UEFA, Premierliga, Serie A dhe La Liga kanë lancuar një deklaratë të përbashkët ku kanë dënuar çdo përpjekje për themelimin e Superligës Evropiane, të cilën e shohin si kërcënim për futbollin evropian.

Sipas UEFA-së, krijimi i kësaj lige do të sjellë pasoja të ndryshme për klubet dhe për lojtarët. UEFA përmes uebfaqes zyrtare ka dënuar çdo klub dhe ka paralajmëruar për pasoja në të ardhmen.

“Nëse kjo do të ndodhte, ne dëshirojmë të përsërisim se ne, UEFA, FIFA, Premierliga, Serie A dhe La Liga do të qëndrojmë të bashkuar në përpjekjet tona për të ndaluar ky projekt cinik, një projekt që bazohet në interesin e vet të disa klubeve në një kohë kur shoqëria ka nevojë për solidaritet më shumë se kurrë”, shkroi UEFA.

“Ne do të shqyrtojmë të gjitha masat në dispozicion për ne, në të gjitha nivelet, gjyqësore dhe sportive, në mënyrë që të parandalojmë që kjo të ndodhë. Futbolli bazohet në gara të hapura dhe merita sportive dhe nuk mund të jetë ndonjë mënyrë tjetër”, tha UEFA.

“Siç ishte njoftuar më parë nga FIFA dhe gjashtë Konfederatat, klubet në fjalë do të ndalohen të luajnë në çdo konkurs tjetër në nivel të brendshëm, evropian ose botëror dhe lojtarëve të tyre mund t’u mohohet mundësia për të përfaqësuar ekipet e tyre kombëtare”, u tha në deklaratë.

“Ne falënderojmë ato klube në vendet e tjera, veçanërisht klubet franceze dhe gjermane, të cilët kanë refuzuar të regjistrohen në këtë. Ne u bëjmë thirrje të gjithë dashamirëve të futbollit, mbështetësve dhe politikanëve, të bashkohen me ne në luftën kundër një projekti të tillë nëse do të shpallet. Ky interes i vazhdueshëm personal i disave ka vazhduar për shumë kohë. Mjaft është mjaft”, deklaroi UEFA në uebfaqen zyrtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat