Llapi apo Prishtina?

Futboll

Llapi apo Prishtina?

Më: 21 prill 2021 Në ora: 11:54
Llapi apo Prishtina?

Sot zhvillohet gjysmëfinalja e dytë në Kupën e Kosovës mes Llapit dhe Prishtinës.

Kjo gjysmëfinale e zjarrtë do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” të Podujevës me fillim nga ora 15:00.
Llapi në këtë ndeshje futet më e qetë pasi që në ndeshjen e parë në kryeqytet ka triumfuar me rezultatin 2-3 dhe kjo pritet të jetë përparësi e madhe për djelmoshat e Tahir Batatinës që po e kërkojnë finalen e madhe.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka regjistruar tri fitore dhe dy humbje në pesë ndeshjet e fundit, duke përfshirë edhe fitoren 2-3 në ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.

Edhe skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani ka tri fitore në pesë ndeshjet e fundit, krahas një barazimi dhe humbjeje, duke përfshirë edhe humbjen nga Llapi më 7 prill, shkruan Gazetasheshi.

Përveç fitores në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Llapi nuk ka fitore në katër ndeshjet e fundit në Superligë ndaj Prishtinës.

Dy fitore janë shënuar nga Prishtina, kurse dy ndeshje tjera kanë përfunduar baras.

Skuadra që kualifikohet në finale do të përballet me KF Dukagjinin nga Klina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat