Paçarada titullar, St. Pauli duarthatë nga Dyseldorfi

Futboll

Paçarada titullar, St. Pauli duarthatë nga Dyseldorfi

Nga: K.Goca Më: 21 prill 2021 Në ora: 20:25
Paçarada titullar, St. Pauli duarthatë nga Dyseldorfi

Mbrojtësi nga Kosova, Leart Paçarada, u paraqit titullar si zakonisht me St Paulin, por kësaj radhe dolën duarthatë nga stadiumi "Merkur Spiel-Arena" në Dyseldorf. 

Fortuna ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj St. Paulit.

Vendasit treguan angazhim dhe morën tre pikë më së të nevojshme në luftë për vend të tretë, duke iu falënderuar golave të Klaus në minutën e 26-të e Dansos (49’).  

Paçarada u angazhua maksimalisht por me bashkëlojtarë nuk arritën që të dalin me një pikë nga Dyseldorfi. Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë katër minuta pa përfunduar takimi.

Pas javës së 30-të, Fortuna renditet në vend të 4-të me 49 pikë dhe St. Pauli mban pozitën e shtatë me 44 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat