Kur fillon Kupa e Amerikës?

Futboll

Kur fillon Kupa e Amerikës?

Më: 22 prill 2021 Në ora: 12:42
Kur fillon Kupa e Amerikës?

Prej vitesh SuperSport i ka rezervuar çdo shqiptari një biletë në vendin e parë për të ndjekur të gjithë eventet më elitare të botës së futbollit dhe jo vetëm. Kjo verë për të gjithë futbolldashësit do të jetë më e nxehtë se kurrë, sepse Digiatlb dhe SuperSport, krahas transmetimit të Kampionatit Europian, do të sjellin ekzkluzivisht për të gjithë abonentët e platformës edhe Copa America-n.

Ky event që do të nisë të luhet prej datës 13 qershor dhe do të kulmojë me finalen e madhe që do të luhet më 10 korrik. Njësoj si Kampionati Europian dhe Copa America për shkak të pandemisë vendosi të shtynte zhvillimin e kompeticionit verën e kaluar.

Australia dhe Katari, të ftuar nga CONMEBOL-i për të marrë pjesë në Copa America 2021, nuk do të jenë mes garuesve në këtë turne verën e ardhshme, pasi për këto dy vende është shumë e rrezikshme të fluturojnë në Amerikën e Jugut, me konkretisht në Argjentinë dhe Kolumbi, që janë dhe vendet organizatore.

Ndërkohë njësoj si Kampionati Europian, gjithashtu edhe Copa America do të zhvillohet në 8 qytete të ndryshme që do të mirëpresin kombëtaret latine.

Kështu Argjentina që ndodhet në grupin A, do të përballet me rivalë si, Bolvia, Uruguai, Kili dhe Paraguai, teksa ndeshja hapëse e kompeticonit do të zhvillohet në Buenos Aires, me kombëtaren e Messit që do të sfidojë Kilin në “Estadio Monumental”.

Ndërkohë Brazili në grupin B do të sfidojë, Kolumbinë, Venezulën, Ekuadorin dhe Perunë dhe ndeshjen e parë do ta luajë në Medelin të Kolumbisë kundër Venezuelës. Finalja e madhe do të luhet me 10 korrik do të zhvillohet në “Estadio Metropolitano” në Barranquilla të Kolumbisë.

Kështu Brazili që është edhe kampioni në fuqi i edicionit të fundit, do të mundohet të mbrojë titullin, teksa rivalët do provojnë t’i rrëzojnë ata nga froni. SuperSport ju ofron një verë fanstatike, ndaj askush nuk duhet të mungojë që përmes abonimeve të ketë mundësinë t’i ndjekë të gjitha sfidat. Futbolli europian dhe ai latin vjen vetëm në Digitalb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat