Ajaxi barazon ndaj Utrecht

Futboll

Ajaxi barazon ndaj Utrecht

Më: 22 prill 2021 Në ora: 23:06
Ajaxi barazon ndaj Utrecht

Ajaxi nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në sfidën e prapambetur të javës së 21-të të Eredivisies ndaj Utrecht, barazim që gjithsesi nuk komplikon aspak objektivin titull për skuadrën e Ten Hag që ka nevojë për një vetëm 1 fitore në 5 javët e fundit të kampionatit për t’u shpallur edhe zyrtarisht kampione e Holandës.

Në Johan Cruiff Arena në Amsterdam ishin miqtë që zhbllokuan shifrat pas 13 minutash me një penallti të kthyer në gol nga suedezi Gustafson.

Pjesa e parë nuk prodhoi më asnjë gol ndërkohë që në fraksionin e dytë Ajaxit iu akordua nga gjyqtari dhe më pas iu anulua nga VAR një penallti, por harkëtarët nuk u dorëzuan dhe arritën të barazonin shifrat me meksikanin Alvarez në minutën e 70-të pas topit që ky i fundit mori nga kapiteni Dushan Tadiq.

Me pikën e marrë në këtë sfidë Ajaxi u ngjit në kuotën e 73 të tillave, 12 më shumë se PSV-ja, ndërkohë që Utrecht pozicionohet në vendin e 7-të me 44 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat