Gjiganti amerikan tërhiqet nga sponsorizimi

Futboll

Gjiganti amerikan tërhiqet nga sponsorizimi

Më: 23 prill 2021 Në ora: 12:24
Gjiganti amerikan tërhiqet nga sponsorizimi

“Ne padyshim kemi gjykuar keq ndikimin që kjo marrëveshje mund të kishte në të gjithë komunitetin e futbollit në të ardhmen. Ne do të mësojmë nga kjo”.

Kjo gjë u raportua nga Tariq Panja, reporter i “New York Times”, dhe është përcjellë nga “L’Equipe” e gazetat spanjolle. Ky është pozicioni i “JP Morgan” mbi Superligën, i bërë publik nga një zëdhënësi i bankës së njohur në SHBA, që ishte sponsori kryesor i kompeticionit të ri, themeluar nga 12 klube, por zhbërë brenda 48 orëve, shkruan telesport..

“Jp Morgan” ishte financuesi kryesor i projektit, me një disbursim të madh parash, parashikuar në 3.5 miliardë euro për 12 klubet themeluese të turneut të ri

. Sipas “Financial Times”, do të kishte qenë një hua afatgjatë për 23 vite, me një normë interesi prej 2-3%. Në ditët e fundit, megjithatë, “Standard Ethics”, një agjenci e pavarur vlerësimi për qëndrueshmërinë, kishte ulur vlerësimin e korporatave të “JP Morgan” në “E+” nga “EE-” të mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat