Vllaznia - Skënderbeu, sfidë interesante

Futboll

Vllaznia - Skënderbeu, sfidë interesante

Më: 23 prill 2021 Në ora: 14:56
Vllaznia - Skënderbeu, sfidë interesante

Gjashtë ndeshjet pa humbje përfshi edhe Kupën kanë risjellë një Vllazni shumë konkuruese. Periudha e errët kur kjo skuadër mori vetëm një fitore në 9 ndeshje i përket së shkuarës dhe kuqeblutë plotësisht të përfshirë në betejën për titull do të kërkojnë që ndaj Skënderbeut në një shije paraprake të finales së Kupës që do të luhet në maj, të konkretizojnë suksesin e 3-te rradhazi pas fitoreve kundër Laçit dhe Apolonisë.

Mekanizmi ka funksionuar, sidomos në fazën mbrojtëse. Kuqeblutë nuk pësojnë gol prej 6 ndeshjesh duke futur këtu edhe dy takimet e Kupës përballë Korabit e Laçit, në një kohë që kanë shënuar 9 gola në këtë hapësirë. Fitorja 0-6 kundër Apolonisë në Fier ishte më e thella e këtij kampionati dhe Brdaric pritet që ndaj Skënderbeut të ripropozojë të njëjtët lojtarë më Da Silvan, Hoxhajn e Dilaver në vijën e parë të sulmit.

Ndërkaq bardhekuqtë që përpara se të dorëzoheshin ndaj Teutas në kampionat kishin realizuar 4 fitore dhe 1 barazim në 5 ndeshje përfshi Kupën do të kërkojnë të marrin maksimumin në “Loro Boriçi”, sepse në pozitën aktuale ku ndodhet kjo skuadër me 3 pikë më pak se zona “play out” nuk ka alternativë tjetër përveç fitores.

Skënderbeu periudhën e fundit ka patur një ecuri vërtet mbresëlënëse në transfertë. Korçarët kanë regjistruar 5 fitore radhazi jashtë në të gjitha kompeticionet, duke pësuar vetëm 2 gola. Mensah e Berisha mbeten pikat referimit në sulm për Migen Memellin që deri më tani ka bërë një punë të admirueshme në stolin e “ujqërve të dëborës”.

Edhe pse përballë janë vendi i dytë më vendin e 9-të, sfida pritet të jetë mjaft e luftuar dhe e ekuilibruar në “Loro Boriçi”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat