“Elseid Hysaj kërkohet nga tri klube italiane”

Futboll

“Elseid Hysaj kërkohet nga tri klube italiane”

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:02
Elseid Hysaj

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka folur sërish për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Giuffredi ishte i ftuar në  “Radio Nuovo”, ku është shprehur se ka interesim nga disa skuadra për Hysajn dhe se tre nga to janë italiane.

“Hysaj pati një ndikim të madh në fitoren e Napolit ndaj Lazios. Ai rrëmbeu pa faull një top ndaj Lazarit dhe dha asistim për golin e dytë të Lorenzo Insignes”, tha ai.

“Nëse Hysaj do të largohet atëherë Napoli do të humbasë shumë nga largimi i tij, edhe përse e ardhmja e tij nuk dihet ende”, tha Giuffredi.

“Janë diku rreth katër ose pesë skuadra që duan të firmosin me Hysajn dhe po punojmë për këtë. Tre nga ato skuadra që e duan mbrojtësin janë italiane. Klubet italiane janë të nivelit të lartë dhe me histori të rëndësishme”, përfundoi Mario Giuffredi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat