Dilaver: Skënderbeu ekip cilësor

Futboll

Dilaver: Skënderbeu ekip cilësor

Më: 23 prill 2021 Në ora: 18:37
Dilaver: Skënderbeu ekip cilësor

Në konferencën për shtyp të Vllaznisë, para sfidës me Skënderbeun, përveç trajnerit Brdaric foli edhe sulmuesi Dilaver.

“Është e vërtetë që në disa ndeshje nuk kemi kaluar një formë të mirë sportive, diku për gjendjen tonë, diku për terrenet e vështira ku jemi stërvitur, por fatmirësisht jemi rikthyer. Sigurisht që nuk jam krejt i kënaqur me veten, por kam provuar të jap maksimumin tim në çdo ndeshje. Më e rëndësishme është që ekipi po ecën mirë, ka mbërritur në finalen e Kupës dhe po ashtu ka edhe pretendimet e tij në kampionat.

Sfida më Skënderbeun: “Në çdo ndeshje e marrim seriozisht dhe futemi në fushë me idenë e qartë për ta fituar atë. Kështu do të ndodhë edhe këtë herë teksa do të kërkojmë të marrim maksimumin.

Skënderbeu ka në radhët e tij lojtarë me cilësi. Kanë marrë jo pak rezultate pozitive, por ne do të bëjmë punën tonë. Kurrë nuk mund të thuash që fitorja është e sigurt. Vllaznia do të bëjë çmos për ta fituar këtë ndeshje e të marrë ato tri pikë ndaj Skënderbeut, sepse do të vazhdojmë me të njëjtin ritëm deri në fund të kampionatit.

Ardhja në jetë e vajzës: “Jam shumë i lumtur që jam bërë edhe me vajzë dhe kjo më ka gëzuar pa masë. Njëkohësisht është një shtysë më tepër për të bërë më mirë në fushën e lojës që kjo të jetë një dhuratë për fëmijën tim. Ne jemi të lumtur këtu, me ambientin, njerëzit dhe gjithçka që na rrethon. Kemi marrë shumë vlerësime prej tyre dhe për rrjedhojë jemi të vendosur për ta çuar deri në fund atë që kemi nisur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat