​Draxler pritet të largohet nga PSG

Futboll

​Draxler pritet të largohet nga PSG

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:53
Julian Draxler

Mesfushori do të jetë si lojtar i lirë këtë verë.

Julian Draxler ka vendosur që të largohet nga Paris Saint-Germain kur të skadojë kontrata aktuale e tij këtë verë, raporton “SPORT1”.

Që nga transferimi i tij në “Parc des Princes”, Draxler ka qenë lojtar kyç për kampionin francez, dhe tani raportohet që largimi i tij do të bëhet zyrtar pas ndeshjes së parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt javën tjetër.

Pavarësisht spekulimeve se agjenti i Draxler e ka ofruar lojtarin tek Bayern Munich, mesfushori gjerman do të jetë në formën e lojtarit të lirë në fund të këtij sezoni.

Këtë stinor, Draxler ka bërë 20 paraqitje në Ligën 1 të Francës, duke regjistruar katër gola dhe dy asistime për skuadrën e Paris Saint-Germain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat