Solskjaer: Kualifikimi duhet të jetë me merita sportive

Futboll

Solskjaer: Kualifikimi duhet të jetë me merita sportive

Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:18
Solskjaer: Kualifikimi duhet të jetë me merita sportive

Menaxheri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka biseduar rreth Superligës dhe konceptit të saj, duke e quajtur të gabuar.

Kur u pyet për mendimet e tij në lidhje me Superligën, Ole Gunnar Solskjaer tha në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes: “Së pari, unë jam shumë i lumtur që tifozët kanë shprehur mendimin e tyre. Dhe që ne i kemi dëgjuar ata”.

“Nuk më pëlqente koncepti. Kualifikimi duhet të jetë me merita sportive. Ne duhet të fitojmë të drejtën për të luajtur në Evropë”, është shprehur ai.

Megjithatë, Superliga është pezulluar për momentin dhe akoma nuk dihet për të ardhmen e saj.

Nënkryetari ekzekutiv i United Ed Woodward u detyrua të jepte dorëheqjen për shkak të debaklit dhe Joel Glazer madje u kërkoi falje tifozëve për prishjen e imazhit të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat