Vendos një italian

Futboll

Vendos një italian

Më: 24 prill 2021 Në ora: 17:37
Vendos një italian

Fitore me aromë Superiore për Dinamon që në Selman Stërmasi në kryeqytet fitoi minimalisht 1-0 sfidën deçizive ndaj Burrelit duke ruajtur kreun e grupit A dhe duke e thelluar në +4 avantazhin ndaj matjanëve.

Vendosi gjithçka një gol shumë i bukur i realizuar nga italiani Ortolani në minutën e dytë shtesë.

Ky goli i parë i italianit me fanellën e Dinamos por një gol me rëndësi të madhe pasi nëse Dinamo fiton në shtëpi në ndeshjen e radhës ndaj Korabit mund të sigurojë Superioren pasi diferenca me skuadrën nga Peshkopia aktualisht është dy pikë.

Bëri detyrën Korabin që mposhti Vorën me rezultatin 3-1 duke përfituar dhe nga humbja e Burrelit për të ngjitur në vendin e dytë pozicion që mund ta kualifikojë në play-off.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat