Skandaloze: Gjuhë e papranueshme nga nënkryetari i Llapit ndaj Qeqa Krelanit

Futboll

Skandaloze: Gjuhë e papranueshme nga nënkryetari i Llapit ndaj Qeqa Krelanit

Më: 25 prill 2021 Në ora: 18:34
Qeqa Krelani dhe Tahir Batatina

Skuadra e Llapit ka triumfuar sot me përmbysje ndaj Trepçës ’89.

Të drejtuarit e Tahir Batatinës fituan me rezultat 2 me 1.

Muharrem Jashari shënoi për mysfafirët për 0 me 1, kurse Ardit Peposhi dhe Valmir Veliu shënuan për fitoren e Llapit.

Megjithatë, një gjë skandaloze ndodhi pas ndeshjes, atje ku nënkryetari i Llapit, Amrush Batatina. ka bërë komente ofenduese si dhe ka lejuar disa të tilla ndaj gazetares, Qeqa Krelani.

Ndër të tjera në komente tha: “Merre taksin e shko tregoja rezultatin edhe ta bën një masazh” një komentuesi.

Kjo gjuhë është skandaloze dhe e papranueshme për një anëtar klubi, aq më tepër për një klub që synon që ta përfaqësojë vendin në Evropë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat