Sevilla fiton derbin, në garë për titullin kampion

Futboll

Sevilla fiton derbin, në garë për titullin kampion

Më: 25 prill 2021 Në ora: 22:27
Sevilla fiton derbin, në garë për titullin kampion

Sevilla mer një fitore të rëndësishme në garën për të sulmuar titullin kampion, pasi mposhti 2-1 në derbin andaluzian Granadën në sfidën e javës së 32-të.

Në një duel që pritej të ishte i fortë ka dhe momente të denja për rekord Guinnes, pasi gjyqtari Ricardo De Burgos në fund mbylli takimin dhe më pas riktheu skuadrat në lojë për të luajtur dhe 60 sekondat që kishte harruar t’i kronometronte.

Lopetegui zgjodhi të hedhte në majën e sulmit Luk de Jong, i mbështetur nga Papu Gomez, ndërkohë që në krahun tjetër Soldado e nisi nga stoli. Argjentinasi i ardhur nga Atalanta fitoi penalltinë që u kthye në gol nga Ivan Rakitic në minutën e 16-të.

Sevilla dominoi ndeshjen, por pjesa e parë nuk dhuroi gol tjetër, me vendasit që pjesën e dytë e nisi me vrull. Në minutën e 53-të Papu Gomez është sërish protagonist, teksa jep asistin fitues për Lucas Ocampos, që dërgon për të dytën herë topin në rrjetë.

Valsi i zëvendësimeve kompletohet teksa Roberto Soldado, që hyn në lojë në minutën e 68-të fitoi vetë një penallti, duke e kthyer në gol në minutën e 90-të. Gjyqtari i 4-t dha 4 minuta shtesë, me Ricardo De Burgos që mbylli lojën në përfundim të 93 minutave lojë.

Lopetegui dhe lojtarët e Sevillas iu drejtuan dhomave të zhveshjes ndërkohë që protesta e lojtarëve të Granadës, por edhe komunikimi i gjyqtarit me asistentët e tij ka bërë që të rikthejë ekipet në fushë për të luajtur 60 sekondat e mbetura, të cilat nuk ndikuan në rezultatin final të ndeshjes. Sevilla vijon të shpresojë në garën për titull teksa deri në fund do të ketë vetëm një përballje direkte, atë me Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat