Vinicius i thotë të gjitha, lidhjet me Zidane, Benzeman dhe synimet e së ardhmes

Futboll

Vinicius i thotë të gjitha, lidhjet me Zidane, Benzeman dhe synimet e së ardhmes

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:00
Vinicius Junior

Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior ka dhënë intervistë për UEFA-në, ku ka folur për fillimet e tij, lidhja me Zidanen dhe qëllimet e së ardhmes.

Braziliani është i fokusuar për ndeshjen e radhës ndaj Chelseas pas paraqitjes së shkëlqyer ndaj Liverpoolit.

Intervista e plotë e Vinicius për UEFA-në:

Zidane: “Mësoj nga ai çdo ditë, çdo stërvitje. Ishte lojtar i mirë dhe është trajner i mirë. Bën gjithçka për të na bërë të ndihemi mirë, jo vetëm në fushë, por edhe në shtëpi, na pyet shumë për familjen tonë. Nëse jam mirë në shtëpi, jam i sigurt se do jem mirë edhe këtu. Gjithashtu me jep besim dhe i mësoj të gjitha gjërat në fushë. Nëse flasim për taktikat, ishte një ndër trajnerët që më shtyu dhe tani i bëj gjërat natyrisht dhe qetë”.

Me Benzeman në krye: “Zidane me ndihmon shumë në sulm çdo ditë. Jo vetëm ai, por edhe të gjithë lojtarët sidomos Karim, me të cilin luaj shumë. Kam luajtur shumë me Karim që nga arritja ime. Ai dhe unë formojmë skuadër të mirë. Tani jam lojtar plotësisht i ndryshëm, por me të njëjtat kualitete si më herët”.

Driblimet e tij: “Në moshën gjashtëvjeçare nisa të luaja futsall derisa u bëra 10 vjeç. Kjo më ndihmoi për edukimin, shpejtësinë, driblimin dhe gjithçka që të bëhem më i mirë në fushë. Të gjithë thonë se brazilianët kanë kualitet të mirë dhe mendoj sepse luajmë në hapësira të vogla, sepse filluam të luajmë kur ishim të ri dhe gjithmonë me njerëz të mëdhenj, pra kjo na ndihmojë”.

Arritja e tij në Madrid: “Isha shumë i ri kur arrita në shtet të ri dhe duhet të ndryshoja plotësisht, që është komplet ndryshe nga Brazili. Tani, unë mund të luajë videolojëra me vetën time. Kam luajtur shumë kundër Rodrygo dhe Militao, të cilët janë të afërt me mua, jemi gjithmonë duke luajtur. Kush është më i miri për FIFA në Madrid? Mendoj që janë Asensio dhe Carvajal, ata janë shumë të mirë”.

Golat e tij: “Do vazhdoj të luaj për Real Madridin. Kam luajtur 100 ndeshje me klubin dhe mendoj që është shumë për 20-vjeçar. Pak lojtarë e kanë arritur dhe dua të vazhdoj të fitojë shumë trofe, të shënojë shumë gola dhe t’i kënaqi tifozët që na ndjekin dhe familjen time”.

Protagonist kundër Liverpoolit: “Ishte shumë e veçantë. Isha shumë i lumtur dhe i sigurt se ishin golat më të mirë të karrierës. Por nuk dua të ndalem, dua të shënojë në gjysmëfinale dhe me dëshirën e Zotit, të arrijmë në finale dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Të gjithë me duan dhe bëjnë gjithçka për të më ndihmuar. Të shënoja dy gola në këtë ndeshje të rëndësishme dhe ta vendos skuadrën përpara në gjysmëfinale është ndjenja më e mirë. Është vështirë të luajmë pa tifozë dhe jemi mësuar të bëjmë më mirë në Bernabeu me njerëz të shumtë”.

Reali nesër do e pres Chelsean në “Alfredo di Stefano”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat