Sermaxhaj i kënaqur me barazimin

Futboll

Sermaxhaj i kënaqur me barazimin

Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:41
Sermaxhaj i kënaqur me barazimin

Drenica ka arritur një barazim si mysafir ndaj Gjilanit, një pikë mjaft e rëndësishme për kuqezinjtë.

Ndeshja përfundoi pa gola dhe shumë e zbehtë për nga rastet gjatë gjithë ndeshjes.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Drenicës, Sami Sermaxhaj.

“Ne e kishim organizimin e mirë në fazën e mbrojtjes, duke e pasur parasysh që ekipi i Gjilani është njëri ndër më të mirët në Superligën e Kosovës.

Ne kemi zgjedhur që të luajmë me këtë skemë të lojës. I përgëzojë futbollistët për angazhimin dhe pikën e fituar. Presioni do të jetë deri në ndeshjet e fundit, ne jemi shumë të vetëdijshëm që prej fillimit kur kemi nisur punën me Drenicën që do të jetë një sfidë e vështirë por besoj që do ta arrijmë objektivin”, tha Sermaxhaj pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat