Dumnica dikur bashkëlojtar i Shukri Paçaradës, sot kërkon postin e presidentit të FFK-së

Futboll

Dumnica dikur bashkëlojtar i Shukri Paçaradës, sot kërkon postin e presidentit të FFK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:35
Nexhat Dumnica është i katërti në këmbë me KF Llapi në vitin 1983-1984

Nexhat Dumnica ka shpallur kandidaturën për president të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Kush është Nexhat Dumnica, që dikur njihej si Nexhat Rexhepi? 

Dumnica nuk është emër i panjohur për ata që janë përcjellës në vazhdimësi të futbollit.

Image

I ndjeri Fadil Vokrri dhe Nexhat Dumnica

Ai në vitet e 80-ta ka qenë lojtar i KF Llapi nga Podujeva, që atëkohë garonte (siç quhej) në Ligën e Parë krahinore të Kosovës!

Dumnica ka qenë edhe bashkëlojtar i Shukri Paçaradës, ky i fundit ish portier i shquar në gjeneratën e artë të Prishtinës, në vitet e 80-ta.

Në vitet e pavarësimit të futbollit, në gjeneratën e sakrificës, ai kontribuoi shumë për futbollin e Kosovës, ishte anëtar i kryesisë së KF Llapi. 

Para disa viteve e shpëtoi Llapin nga më e keqja, gradualisht e përforcoi dhe e ngriti në elitë, pas një kohe u largua. 

Image

Dikur ish futbollist, sot synon postin e presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Ajo që befason Dumnica, kërkon që të ketë sa më shumë kandidatë, sipas tij, sa më shumë kandidatë nxirret më i miri për president. 

Nuk e ka problem konkurrencën, por e do sfidën deri në pikën e fundit, le të fitojë ai që e ka programin më të mirë dhe ashtu si vendosin delegatët e kuvendit të FFK-së.

Në fotografinë e vitit 1983-1984 në Makarska, nga e majta në këmbë janë Rifat Hajdari (kapiten), Shukri Paçarada, Luan Salihu, Nexhat Dumnica, Nexhmi Restelica, Rexhep Bajra, Idriz Mehmeti. Ulur nga e majta Xhavit Havolli, Ali Neziri, Fehmi Podvorica, Ismet Haliti dhe Bekim Ajvazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat