Avokati i Suarez përgënjeshtron...

Futboll

Avokati i Suarez përgënjeshtron...

Më: 29 prill 2021 Në ora: 22:18
Avokati i Suarez përgënjeshtron...

Avokati i Luis Suarez, Ivan Zaldua, nuk ka ngurruar që të përgënjeshtrojë menjëherë deklaratat e Andrea Anjelit rreth sulmuesit uruguaian.

Drejtuesi i Juventusit kishte bërë të ditur para prokurorëve që po hetojnë çështjen e falsifikimit të testit të gjuhës për pajisjen me pasaportë italiane, se lojtari i kishte kontaktuar vetë me një SMS, por avokati ka treguar se gjërat kanë qenë shumë ndryshe.

Ai ka filluar duke treguar se sapo Barcelona kishte lajmëruar futbollistin që të gjente një skuadër tjetër,

Juventusi kishte bërë lëvizjen e parë. “Juventusi kontaktoi nëpërmjet Paratiçit fillimisht direkt Suarez dhe më pas mua për të nisur negociatat”, tha ai duke konfirmuar se akordi parimor mes palëve ishte gjetur shuam shpejt. Bardhezinjtë i ofronin 23,6 milionë uro në dy vite sulmuesit, me rreth 13 milionë euro të sigurta e pjesën tjetër në bonuse për gola e trofe.

Por pas akordit, Juventusi kishte mësuar se Suarez nuk kishte pasaportë komunitare. Për këtë arsye, në aty moment ishte nisur procedura e testit të gjuhës për të siguruar pasaportën italiane. Por nga gushti u arrit deri në gjysmën e shtatorit e për këtë arsye Juventusi filloi të hiqte dorë, ashtu si sulmuesi, edhe pse pranoi të zhvillonte testin që u bë i famshëm në të gjithë botën.

Sipas avokatit, ai ishte momenti kur kishin nisur kontaktet me klubet e tjera, derisa firmosi për Atletiko Madrid. Deklarata që njollosin edhe më shumë si figurë gënjeshtari Andrea Anjelin, të cilit nuk i nevojitej një tjetër reklame kaq negative pas fiaskos së Superligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat