Erik ten Hag nënshkruan kontratë të re me Ajaxin

Futboll

Erik ten Hag nënshkruan kontratë të re me Ajaxin

Më: 30 prill 2021 Në ora: 11:57
Erik ten Hag nënshkruan kontratë të re me Ajaxin

Erik ten Hag ka nënshkruar kontratë të re me klubin e Ajaxit.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Ajax ka njoftuar se trajneri holandez ka vazhduar kontratën edhe për një vit.

Kontrata paraprake e ten Hag me gjigantin e Holandës skadonte më 30 qershor të vitit 2022 dhe sipas kontratës së re, ai do jetë trajner i Ajaxit së paku deri më 30 qershor të vitit 2023.

Së fundmi u raportua se 51-vjeçari po kërkohet nga Tottenham Hotspuri, mirëpo kjo nuk pritet të ndodhë edhe për një kohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat