Futbollisti: Atje ma përplasën derën në fytyrë

Futboll

Futbollisti: Atje ma përplasën derën në fytyrë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:40
Futbollisti: Atje ma përplasën derën në fytyrë

Ilkay Gündogan lindi më 24 tetor 1990 në Gelsenkirchen.

Atje, ekipi në të cilin çdo fëmijë ëndërron të luajë, është Schalke 04. Edhe për mesfushorin e tanishëm të Manchester City nuk ishte ndryshe. 

“Isha 8 vjeç kur kuptova se sa i vrazhdë është ky biznes. Kam arritur atë që çdo fëmijë në Gelsenkirchen ëndërron, duke luajtur në akademinë e Schalke 04. Ndihesha shumë krenar, thjesht veshja e asaj fanelle ishte fantastike”, – shpjegon ai në ” The Players Tribune”.

Sidoqoftë, diçka i ka mbetur peng: “Kur mbaroi sezoni, Schalke më la të shkoj. Ose më mirë, do t’ju tregoj se si u ndjeva.

Atje ma përplasën derën në fytyrë. Ishte një fyerje shumë e madhe për mua”. Bochum, ku ai do të stërvitej para se të mbërrinte në Nuremberg në moshën 19 vjeç, do ta shpëtonte më vonë.

Por lojtari edhe një herë do të tërhiqte vëmendjen e ekipit të qytetit të tij. Këtë herë ishte Ilkay i ri, që e ktheu mbrapsht përplasjen e derës në fytyrë: “Tri vite më vonë, Schalke donte që unë të kthehesha. Iu thashë prindërve të mi të refuzonin, nuk doja të kthehesha”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat