Vendim i Komisionit për Ankesa në Federatën e Futbollit të Kosovës

Futboll

Vendim i Komisionit për Ankesa në Federatën e Futbollit të Kosovës

Më: 30 prill 2021 Në ora: 14:55
Vendim i Komisionit për Ankesa në Federatën e Futbollit të Kosovës

Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë, në përbërje Sitki Baftiu kryetar, Dren Paca dhe Remzi Azemi anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 30.04.2021 shqyrtoi ankesën e KF “Ferizaj“ e cila kishte atakuar vendimin e Komisionit Disiplinor të shkallës së parë, të datës 23.04.2021, që kishte vendosur që ndaj KF “Ferizaj “ , për lëshim në organizim të ndeshjes ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës, Liga e Parë, Grupi B, të shqiptojë dënimin ndalesë në zhvillimin e dy ndeshjeve zyrtare sipas radhës në fushën e vetë të organizuara nga FFK.

Vendimi: Komisioni për Ankesa – shkalla e dytë në mbledhjen e mbajtur më datë 30.04.2021 pas shqyrtimit të të gjitha shkresave dhe argumenteve vendosi që të refuzojë ankesën e KF “ Ferizaj” , si të pa bazuar dhe të vërtetojë vendimin e Komisionit disiplinor, shkalla e parë e datës 23.04.2021.

Arsyetim

Komisioni për Ankesa si organ i shkallës së dytë, me rastin e shqyrtimit të ankesës së ushtruar nga KF “Ferizaj“ nga ana e palës së ankimuar lidhur me rastin e apostrofuar, mori për bazë raportet dhe provat e ofruara nga ana e shërbimit administrativ të Federatës së Futbollit të Kosovës , pastaj të Komisionit disiplinor –shkalla e parë lidhur me rastin në fjalë dhe nga të njëjtat konstatoj se Komisioni Disiplinor i shkallës së parë ka vepruar drejt dhe me përpikëri në zbatimin e dispozitave juridike nga neni 11 paragrafi 1 I Rregullores së Garave , sipas së cilës skuadra nikoqire duhet ta përgatisë terrenin për lojë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizmin e mirëfilltë të ndeshjes, njofton Sitki Baftiu – kryetar; Remzi Azemi – anëtar dhe Dren Paca – anëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat