Ja ku shkon talenti nga Kosova

Futboll

Ja ku shkon talenti nga Kosova

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:36
Ja ku shkon talenti nga Kosova

Arlind Shabani është njëri nga futbollistët më premtues i Kosovës.

Mesfushori 19-vjeçar u transferua në verën e vitit të kaluar nga Trepça ’89 tek skuadra shqiptare nga Maqedonia e Veriut, Struga Trim & Lumi.

19-vjeçari falë formës së mirë që po kalon, ka marrë ftesë edhe nga Përfaqësuesja e Kosovës U21.

Së fundmi, Shabani ka nënshkruar kontratë me kompaninë turke të menaxhimit “All Star Football Agency”.

“Më në fund, super ylli 19-vjeçar nga skuadra e Strugës së Maqedonisë, Arlind Shabani, ka zgjedhur agjensinë tonë”, ishin fjalët e anëtarit të agjensisë, Cengiz Ibret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat