Këpucët e Messit, që mposhtën Pelen

Futboll

Këpucët e Messit, që mposhtën Pelen

Më: 1 maj 2021 Në ora: 11:52
Këpucët e Messit, që mposhtën Pelen

Shtëpia e mirënjohur e ankandeve “Christie’s” ka shitur këpucët e sportit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pikërisht ato me të cilat shënoi golin e 644-t në karrierën me Barcelonën, shkruan telesport.

Ai moment shënoi thyerjen e rekordit të golave ​​me një ekip, të mbajtur më parë nga braziliani Pele.

Goli rekord i Messit u shënua ndaj Valladolid më 22 dhjetor 2020.

Image

Këpucët e tij u blenë në ankand për 173 mijë dollarë dhe të ardhurat do të shkojnë si donacion për spitalin universitar “Vall d’Hebron” në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat