Tifozët e revoltuar të United hyjnë brenda “Old Trafford”

Futboll

Tifozët e revoltuar të United hyjnë brenda “Old Trafford”

Më: 2 maj 2021 Në ora: 16:32
Tifozët e revoltuar të United hyjnë brenda “Old Trafford”

Tifozët e zemëruar të Manchester Unitedit janë duke protestuar kundër pronarëve të klubit dhe kanë hyrë brenda në stadiumin “Old Trafford”. Përkrahësit e këtij ekipi janë mbledhur jashtë për të protestuar para ndeshjes me Liverpoolin që zhvillohet sot në orën 17:30.

Këto protesta janë duke u bërë për shkak se Unitedi ishte njëra prej skuadrave që iu bashkua ligës e cila nuk u jetësua, Superligës evropiane. Ata i thyen gjithë pengesat dhe hynë brenda në stadium e në fushë. Më herët gjatë ditës, tifozët po ashtu bllokuan edhe hyrjen në hotelin e Manchesterit. Siguria ndërkohë është rritur dukshëm përreth stadiumit “Old Trafford”.

Trajneri i skuadrës, Ole Gunnar Solskjaer, u ka kërkuar tifozëve që të protestojnë në mënyrë të qetë.

Ata po kërkojnë ndryshime në krye të klubit që është në kontroll të familjes Glazer që nga viti 2005. Lëvizja kundër-Glazerit është rritur edhe më shumë në javët e fundit pas dështimit në muajin prill që të bëheshin pjesë e Superligës. Nisma për krijimin e Superligës dështoi brenda pak ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat