“Plisat” iu bëjnë pritje të madhe lojtarëve të Prishtinës

Futboll

“Plisat” iu bëjnë pritje të madhe lojtarëve të Prishtinës

Më: 2 maj 2021 Në ora: 20:42
“Plisat” iu bëjnë pritje të madhe lojtarëve të Prishtinës

Ka përfunduar edhe xhiroja e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku Prishtina tashmë ka zënë vendin e parë.

Kjo pasi Prishtina ka fituar ndaj Llapit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në ndeshjen e xhiros së 32’të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ekipi i Zekrija Ramadanit ka mposhtur Llapin me rezultatin 1-3.

Gauthier Mankenda, Leotrim Bekteshi dhe Otto John shënuan për Prishtinën, ndërsa Adonis Aliu realizoi golin e vetëm për Llapin.

“Plisat” kanë pritur lojtarët e klubit të tyre të zemrës tek stadiumi “Fadil Vokrri”, për t’i përgëzuar ata dhe njëkohësisht për t’i motivuar për 4 finalet e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat