Adnit Shahini apo talenti i madh vushtrrias, synon Evropën

Futboll

Adnit Shahini apo talenti i madh vushtrrias, synon Evropën

Nga: Kemajl Goca Më: 6 maj 2021 Në ora: 15:00
Adnit Shahini

Qyteti i Vushtrrisë gjithmonë ka dhënë emra të mëdhenj të futbollit, që nga Ramadan Cimili, Sabit Dallku, Ramadan Mehana, Besim Pantina, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Besnik Kollari, Armend Dallku etj. së fundi edhe Milot Rashica, që po shkëlqen me Werderin nga Bremeni.

Një emër që po vjen është edhe Adnit Shahini. 

Ai është prej talenteve më të mëdhenj të futbollit vushtrrias, për të cilin do të dëgjohet shumë dhe po luan me suksesin për ekipin e Vushtrrisë U-17.  

Image

Shahini luan në pozitën e sulmuesit, është i shpejt, shpërthyes në 16-sh, ka goditje të forta dhe aq me tepër pothuajse është i pakapshëm në duel një me një. 

Adniti po punon me zell të shtuar që gradualisht të arrijë në nivelin që synon, që një ditë të paraqitet edhe në klubet e njohura.

Për talentin vushtrrias kanë fjalë miradije edhe disa nga njohës të këtij sporti, nga ai i cili presin shumë.
Adniti e ka përkrahjen e madhe të babait të tij, Bekimi.

“Bota sot”: Si iu lindi ideja që të merreni me futboll?
Adnit Shahini:
Ideja që të merrem me futboll ishte nga prindërit të cilët me nxitën të filloj këtë rrugëtim, po ashtu lindi edhe vetë dëshira për të qenë një futbollist i talentuar.

Image

“Bota sot”: Prej talenteve më të mëdhenj në futbollin vushtrrias, cilat janë synimet?
Adnit Shahini:
Synimi im është që të luaj në Evropë për një ekip të njohur.

“Bota sot”: Ju paraqiteni për ekipin U-17 të Vushtrrisë, sa është vështirë të luash përball skuadrave tjera?
Adnit Shahini:
Çfarëdo ekipi që të jetë përball meje unë, jam gjithmonë i gatshëm që të jap më të mirën time.

“Bota sot”: Sa e keni përkrahjen e prindërve?
Adnit Shahini:
Përkrahja e prindërve ka qenë qysh nga fillimi kur edhe nisa këtë rrugëtim, që nga mosha 6-vjeçare dhe vazhdon që të jetë ende, ku pa përkrahjen e tyre çdo gjë do të ishte shumë e vështirë.

“Bota sot”: Çfarë iu motivon më shumë?
Adnit Shahini:
Motivi im kryesor është që të arrij ëndrrën time e ajo është të bëhem një futbollist i njohur për të gjithë botën me talentin tim.

“Bota sot”: Cilin klub e keni për zemër në rrafshin ndërkombëtar e cilin futbollist e imitoni dhe kë e keni idhull?
Adnit Shahini
: Klubin që e mbështes është FC Barcelona dhe lojtarin që e shikoj më së shumti është Lionel Messi

Image

“Bota sot”:  Çfarë iu duhet më shumë si talent?
Adnit Shahini:
Si çdo lojtari për të arritur në nivelin e lartë të futbollit është që të punoj vazhdimisht dhe mos t’ju dorëzohem kurrë sfidave që me vijnë.

“Bota sot”:  A keni oferta nga klubet tjera?
Adnit Shahini:
Besoj që në një të ardhme të afërt të kem oferta nga ekipet e ndryshme.

“Bota sot”: Cila është loja që deri me tani iu ka mbetur në kujtesë?
 Adnit Shahini:
Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme për mua dhe ekipin tim por ajo që me ka mbetur në kujtesën time është ndeshja e cila na e dha titullin kampion

“Bota sot”: Çfarë premtoni si sulmues i ri?

Adnit Shahini: Si sulmues i ri premtoj se në çfarëdo ekipi të luaj do e jap maksimumin tim dhe të kem sukses me ekipin tim.

“Bota sot”: A shpresoni se shumë shpejt do të jeni në ekipin e parë të seniorëve?
Adnit Shahini
: Po, edhe pse jam pjese e disa ndeshjeve që ata kanë nganjëherë. Po ashtu në fund dua të falënderoj trajnerët e mi, që falë përkrahjes së tyre dhe motivit që vazhdojnë ende të me japin jam aty ku duhet duke e dhënë më të mirën time.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat