Aguero e ka ndarë mendjen

Futboll

Aguero e ka ndarë mendjen

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:17
Aguero e ka ndarë mendjen

E ardhmja e “Kun” Aguero mund të jetë në Barcelonë, ndoshta si partner i bashkatdhetarit dhe mikut Leo Messi, nëse ky i fundit vendos të qëndrojë në blaugrana.

Prej kohësh futbollisti i Manchester City ka qenë në orbitën katalnase duke qenë se ka vendosur të mos rinovojë kontratën e tij (skadon këtë verë dhe ai do të lirohet në zero) dhe priste vetëm një telefonatë.

Në fakt, rikthimi në La Liga ka qenë dëshira e tij që kur në vitin 2011 u largua në drejtim të Manchester City për shumën 45 mln euro.

Kontaktet paraprake midis përfaqësuesve të lojtarit dhe Barcelona tashmë janë zhvilluar dhe klubi Blaugrana ka konfirmuar interesimin për lojtarin, megjithëse është e vështirë të mendosh se ai do të jetë në gjendje të zyrtarizojë një ofertë para fundit të sezonit.

Sigurisht që afrimi i Aguero mund të jetë një armë më shumë që klubi spanjoll do të luajë në një përpjekje për të bindur Messin – gjithashtu kontrata e tij skadon në qershor dhe do të ishte i lirë të transferohet diku tjetër falas – për të qëndruar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat