Tottenhami kundër Aston Villës, do të ketë 10.000 tifozë

Futboll

Tottenhami kundër Aston Villës, do të ketë 10.000 tifozë

Më: 6 maj 2021 Në ora: 18:27
Tottenhami kundër Aston Villës, do të ketë 10.000 tifozë

Tottenhami kundër Aston Villës, do të ketë 10.000 tifozë!

Skuadra e Totenhamit konfirmoi se në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Premierligë kundër skuadrës së Aston Villës, më 19 maj, në stadiumin në Londër, do të ketë 10 mijë spektatorë.

“Jemi të lumtur që mund të konfirmojmë planet tona që të mirëpresin 10.000 tifoz në stadiumin e Totenhamit për ndeshjen e fundit në Premierligë në këtë sezon, kundër Aston Vilës, të mërkurën, më 19 maj,” thuhet në kumtesën e klubit.

Kjo do të jetë hera e parë që tifozët të jenë prezent në një ndeshje të Totenhamit në stadiumin e tyre nga muaji dhjetor, kur u zhvilluan dy takime mes Arsenalit dhe Antverpenit, me prezencën e 2.000 spektatorëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat