Bare dhe Espanyol sigurojnë ngjitjen në La Liga

Futboll

Bare dhe Espanyol sigurojnë ngjitjen në La Liga

Më: 9 maj 2021 Në ora: 11:54
Bare dhe Espanyol sigurojnë ngjitjen në La Liga

Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Espanjol dhe Keidi Bare do të rikthehen të luajnë në elitën e futbollit spanjoll, La Liga.

Ditën e djeshme, Espanjol i mjaftoi një barazim 0-0 ndaj Zaragozës dhe duke qenë se është në një distancë prej 12 pikësh nga vendi i tretë, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje, katalanasit janë të lirë të festojnë.

Një nga lojtarët kyç të Espanjol në këtë sezon ka qenë edhe Bare, i cili rezultoi një transferim i suksesshëm nga Malaga dhe menjëherë u kthye në lider të mesfushës.

Tashmë, lojtari i kombëtares duhet të përgatitet për sfida e sezonit të ardhshëm, ku përballë do të ketë më të mirët si Barcelona, Real Madrid dhe ish-ekipi i tij, Atletiko Madrid.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat