Dëmi ekonomik i Juventusit, po rrezikohet dështimi i madh

Futboll

Dëmi ekonomik i Juventusit, po rrezikohet dështimi i madh

Më: 11 maj 2021 Në ora: 14:41
Dëmi ekonomik i Juventusit, po rrezikohet dështimi i madh

Humbja 0-3 ndaj Milanit i ka bërë gati të vështira shanset e Juventusit për tu kualifikuar në Uefa Champions League.

Bardhezinjtë e nisën këtë sezon si favoritë absolutë për të fituar Seria A, megjithatë nuk po arrijnë të shkojnë më shumë se vendi i pestë. Dëmet ekonomike që vijnë nga mos pjesëmarrja në Champions League janë gati 100 milionë euro.

Me këtë defiçit kaq të madh financiar është gati e pamundur që drejtuesit e Juventusit të përballojnë pagën stratosferike të Cristiano Ronaldos. Portugezi përfiton më shumë se 30 milionë euro në sezon, tre herë më e lartë se Lukaku që u shpall kampion me Interin.

Në merkaton e verës mund të shohim lamtumirën e Ronaldos me futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat