Lojtarët e Llapit i marrin pagat para finales! Batatina: Trofeu, është ëndërr e shumë legjendave llapjan 

Futboll

Lojtarët e Llapit i marrin pagat para finales! Batatina: Trofeu, është ëndërr e shumë legjendave llapjan 

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2021 Në ora: 18:17
Lojtarët e Llapit i marrin pagat para finales! Batatina: Trofeu, është ëndërr e shumë legjendave llapjan 

Llapi nga Podujeva synon trofeun e parë në histori si klub, nga ai i cili kolektiv dolën emra të mëdhenj të futbollit në vitet e 70-ta dhe të 80-ta, nga legjenda (tani i ndjerë) Fadil Vokrri, Esat Mehmeti, Selatin Vokrri, Shukri Paçarada etj.

Llapjanët janë të përgatitur maksimalisht për finalen e madhe të Kupës së Kosovës, që luhet nesër në orën 20:45 kundër Dukagjinit të Klinës. 

Llapi i motivuar si asnjëherë më parë dhe janë të bindur se nesër do të ngrehin lart trofeun e Kupës në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe të sigurojnë edhe biletën për në Europa League. 

Image

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit, tha se atmosfera është shumë e mirë, po ashtu edhe lojtarët kanë marrë pagat për festë të Bajramit. 
  
A është Llapi i gatshëm për finalen e madhe, a është komplet dhe a mendoni se nesër do të jetë dita e madhe për tërë trevën e Llapit?

“Po e vërtet, është ëndërr e shumë legjendave të futbollit llapjan duke filluar nga legjenda Fadil Vokrri dhe shumë gjenerata të arta që kanë fliju për këtë skuadër pothuajse një shekull dhe nuk kanë arrit trofe, është jo vetëm një trofe por është ma shumë një histori e futbollit llapjan, nëse e arrijmë objektivin do të mbetet ne analet e historisë së klubit Llapi, që ëndrrën ta bëjmë realitet.

Jemi të qetë, pa presion sepse kemi ardh deri këtu me hapa të sigurt dhe jemi skuadër me përvojë dhe nuk kemi fare presion, vetëm jemi të motivuar. 

Atmosfera në skuadër është brilante dhe shumë të motivuar e shumë profesionistë, ku ne duhet të mësohemi me ndeshje të këtij niveli sepse

Llapi tash është nivel i profesionalizmit në çdo aspekt. Kemi super kushte në akomodim, kryesinë e kemi mbrapa në çdo kohë, jemi klubi më gjendjen financiare më të mirën në Kosovë.

Lojtarëve, para festës së Bajramit, kryesia ia ka hedhur pagat mujore në shenj respekti dhe kontributi që kanë dhënë për klubin, kjo fal presidentit, nënkryetarit dhe drejtorit Ekzekutiv ku gjithçka jemi në rregull për ditën e finales”, thotë Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat