Shqiptari pushton mediat në Turqi

Futboll

Shqiptari pushton mediat në Turqi

Më: 12 maj 2021 Në ora: 19:17
Shqiptari pushton mediat në Turqi

Florent Hadergjonaj është njëri nga futbollistët më të mirë që ka Kosova.

Mbrojtësi i djathtë luan për mrekulli si për Përfaqësuesen e Kosovës ashtu edhe për klubin e tij Kasimpasa.

Ditën e djeshme, Hadergjonaj shënoi gol në fitoren e Kasimpasas 3-1 ndaj Ankaragucus.

Falë kësaj fitore skuadra nga Stambolli arriti ta siguroj edhe matematikisht mbijetesën në elitën e futbollit turk.

E paraqitja e Hadergjonajt është vlerësuar lartë nga mediat e shumta turke.

Ylli kosovar mori notën më të lartë nga skuadra e tij dhe është përfshirë në formacionin e javës thuajse nga të gjitha mediat turke.

Më poshtë keni disa nga formacionet më të mira të javës nga mediumet turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat