Dallku pas finales së Kupës së Kosovës: Ndoshta na vodhën diçka? 

Futboll

Dallku pas finales së Kupës së Kosovës: Ndoshta na vodhën diçka? 

Nga: K.G. Më: 13 maj 2021 Në ora: 15:26
Dukagjini

Kryetrajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku, për një fije të flokut i iku Kupa e Kosovës në futboll. Dukagjini pësoi humbje me penallti me rezultat 4:3 nga Llapi i Podujevës, në finalen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi baras (0:0) dhe po ashtu baras (1:1) edhe pas vazhdimeve.  

“Krenar me Djemtë e Ekipit 
Krenar me Drejtuesit Tanë
Krenar me Tifozët Tanë
Krenar me punën tonë që kemi bërë

Treguam karakter dhe luftë të pakompromis 
Ndoshta na vodhën diçka? 
Lufta Vazhdon”, ka shkruar Armend Dallku në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat