Manchester United rivalizon Real Madridin për Sven Botman

Futboll

Manchester United rivalizon Real Madridin për Sven Botman

Më: 14 maj 2021 Në ora: 08:54
Real Madrid

Sven Botman është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar këtë edicion në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Qendërmbrojtësi holandez ka shkëlqyer me Lillen ku është në rrugë të mirë për tu shpallur kampionë i Francës.

Klubi francez pagoi vetëm tetë milionë euro për mbrojtësin verën e vitit të kaluar duke e transferuar nga Ajax.

Tani vlera e lojtarit është shumëfishuar dhe shumë skuadra të mëdha janë vënë pas tij.

Real Madridi prej kohësh po e ndjek mbrojtësin holandez, por së fundmi në garë është futur edhe Manchester United.

Interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Tottenham Hotspur, Arsenal e Roma, por Real Madrid e Manchester United mbetën skuadrat favorite për të nënshkruar me të.

21-vjeçari ka zhvilluar këtë edicion 45 ndeshje në të gjitha garat me Lillen, duke treguar formë të lartë.

Klubi francez është gati ta shes yllin e tyre, por vetëm nëse vije ndonjë ofertë mbi 45 milionë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat