Strakosha nuk pranon ofertën

Futboll

Strakosha nuk pranon ofertën

Më: 14 maj 2021 Në ora: 15:27
Strakosha nuk pranon ofertën

Për shumë lojtarë të Lacios do të jetë derbi i fundit që do të zhvillojnë kundër Romës.

Mes tyre është edhe Thomas Strakosha, që u kthye duke shkëlqyer në përballjen ndaj Parmës. Por ndeshja e radhës me anën tjetër të kryeqytetit mund të jetë e fundit për gardianin shqiptar.

Pas katër sezonesh si titullar i palëvizshëm dhe i formuar si portier nga duart e Inzagit tek të rinjtë, po i njëjti trajner do ta linte në stol për Pepe Reinën.

Kjo e ka acaruar së tepërmi Strakoshën që pa ndarjen e padrejtë duke ia marrë vendin një portier me moshë të madhe. Mediat italiane raportojnë se Strakosha nuk do ta pranojë ofertën e Lacios për rinovim dhe do të largohet këtë verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat