Zbulojnë super projektin e Messit

Futboll

Zbulojnë super projektin e Messit

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:43
Zbulojnë super projektin e Messit

E ardhmja e Lionel Messi-t është akoma e paqartë.

Argjentinasi do të duhet të japë një përgjigje shumë shpejt për fatin e tij. Do të qëndrojë te Barcelona, apo do të largohet? Alternativat janë Manchester City dhe PSG.

Megjithatë, në Spanjë flasin për një tjetër projekt tjetër të Pleshtit. Sipas Cule Mania, Leo duket se është në kërkim të një terreni për një projekt të rëndësishëm: themelimi i shkollës së tij të parë të futbollit.

Nga sa mësohet, numri 10 i katalanasve ka gjetur kohët e fundit një terren afër Garraf II, mes Castelldefels dhe Les Botigues de Sitges, rreth 20 mijë metra katrorë.

Bëhet fjalë për një hapësirë ku do të instalohen të paktën dy fusha futbollit, një rezidencë, shërbime të ndryshme, dhoma zhveshjes dhe një parking.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat