Inzaghi: Besojmë ende te zona Champions

Futboll

Inzaghi: Besojmë ende te zona Champions

Më: 14 maj 2021 Në ora: 17:48
Inzaghi: Besojmë ende te zona Champions

Derbi i kryeqytetit italian mes Romës e Lazios është gjithmonë special, por këtë herë bëhet edhe më i rëndësishëm për bardhekaltrit, që do të luajnë për të siguruar një vend në zonën Europa League dhe për të mbajtur gjallë shpresat për zonën Champions të renditjes.

Këtë e pranon edhe trajneri Simone Inzaghi, që në konferencën e zakonshme për shtyp u shpreh optimist se skuadra mund të arrijë një vend në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

“Besojmë ende te një vend në zonën Champions, pasi kemi edhe tre ndeshje dhe duhet të bëjmë maksimumin në fushë. Megjithatë derbi është një ndeshje mjaft e ndjerë, edhe po të jetë miqësor, jo më në një rast të tillë, ndaj duhet ta trajtojmë me kujdes”, deklaroi Inzaghi.

Nga sezoni i ardhshëm në pankinën e Romës do të ulet portugezi i njohur Jose Mourinho, ndërsa Inzaghi pranon se rikthimi i tij në Serinë A, është një vlerë e shtuar për kampionatin dhe futbollin italian në përgjithësi.

“Nuk mendoj për derbin e vitit tjetër, por vetëm për atë nesër, pasi jemi në një fazë vendimtare të sezonit dhe nuk na lejohen shpërqendrimet. Jose Mourinho do të jetë një vlerë e shtuar për verdhekuqtë dhe kampionatin sezonin e ardhshëm, pasi palmaresi i tij e konfirmon më së miri”, u shpreh trajneri lacial.

Simone Inzaghi ka përjetuar shumë derbi të kryeqytetit italian, por veçon atë të fituar 2-1 me përmbysje në sezonin 199-2000 kur ishte futbollist dhe atë të gjysmëfinales së Kupës së Italisë si trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat