Pique: Jam i gëzuar që La Liga po bashkon forcat me ESPN

Futboll

Pique: Jam i gëzuar që La Liga po bashkon forcat me ESPN

Më: 16 maj 2021 Në ora: 11:27
Pique: Jam i gëzuar që La Liga po bashkon forcat me ESPN

Me rastin e prezantimit të marrëveshjes mes ESPN, Liga dhe Disney +, për transmetimin e ndeshjeve të kampionatit spanjoll, Gerard Pique, mbrojtësi i Barcelona-s, ka folur për rritjen e La Liga-s dhe për diferencat mes futbollit spanjoll dhe Premier League.

“Jam i gëzuar që La Liga po bashkon forcat me ESPN, ne duam të jemi me më të mirët. Tifozët do të jenë entuziastë që do të shikojnë çdo ndeshje në Amerikë”, ka thënë Pique.

“Mendoj se vit pas viti niveli i La Liga-s po rritet, ka klube si Levante që po rriten shumë. Kemi luajtur kundër tyre dhe nuk kemi arritur t’i mundim. Kanë një skuadër shumë të mirë. Nuk do të jenë kaq popullor sa ne ose Real Madrid, por po ecin mirë dhe kjo është një gjë e mirë për futbollin”, ka vazhduar Pique.

Krahasimi me La Liga-n dhe kampionatet e tjerë:

“Mendoj se karakteristika kryesore në Spanjë është se lojtarët kanë shumë talent. Futbolli në Premier League është më fizik. Lojtarët janë më të fuqishëm. Talenti mbizotëron këtu dhe është shtuar në vitet e fundit në krahasim me kampionatet e tjerë. Më pas, rivaliteti mes klubeve si Barcelona dhe Real Madrid e bën gjithçka më speciale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat