Manchester United ofron Lingardin për Sanchon

Futboll

Manchester United ofron Lingardin për Sanchon

Më: 16 maj 2021 Në ora: 19:17
Jadon Sancho

Ylli i Borussia Dortmundit, Jadon Sancho mbetet prioriteti kryesor i Manchester Unitedit.

“Djajtë e Kuq” kanë kërkuar transferimin e anglezit verën e kaluar, por lëvizja nuk u realizua sepse Dortmund kërkonte 120 milionë euro.

Sipas disa mediave angleze, United është duke studiuar mundësinë që të ofrojë mesfushorin Jesse Lingard për Sanchon.

Lingard ka shkëlqyer te West Ham dhe kërkohet nga disa top klube angleze.

United ka besim se nëse ofrojnë Lingardin, atëherë Dortmund do ta zbres vlerën e kërkuar prej 100 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat