​Kush do të shpallet kampion? Ja me kë ballafaqohen Atletico dhe Reali në xhiron e fundit

Futboll

​Kush do të shpallet kampion? Ja me kë ballafaqohen Atletico dhe Reali në xhiron e fundit

Më: 16 maj 2021 Në ora: 20:45
Atletico dhe Reali

Titulli i kampionit në kampionatin spanjoll La Liga do të vendoset vetëm në xhiron e fundit dhe në luftë për këtë trofe janë Atletico Madridi dhe Real Madridi.

Skuadra e trajnerit Diego Simeone ka një përparësi të madhe pasi ka dy pikë më shumë se skuadra e teknikut francez Zinedine Zidane.

Atletico ka vendin e parë me 83 pikë, kundrejtë Real Madridi që ka 81 sosh.

Andaj, gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit të La Ligas ku Atletico Madridi do të ballafaqohet me Valladolidin që pozicionohet në vendin e parafundit në renditjen tabelare, kurse Real Madridi e pret Villarealin e vendit të shtatë.

Mbetet të shihet se kush do të shpallet kampion i La Ligas për edicionin 2020/21.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat