Thyen heshtjen Çalhanoglu: E ardhmja ime nuk varet nga Liga e Kampionëve

Futboll

Thyen heshtjen Çalhanoglu: E ardhmja ime nuk varet nga Liga e Kampionëve

Më: 16 maj 2021 Në ora: 21:54
Hakan Çalhanoglu

Sulmuesi i AC Milanit, Hakan Çalhanogli insiston se e ardhmja e tij me klubin italian nuk varet nga Liga e Kampionëve.

Një fitore ndaj Cagliarit, i siguron Milanit pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, ngase kanë rekordin në dy ndeshjet ndaj Juventusit..

Turku tha se ndihet i lumtur në këtë pikë, por e ardhmja nuk varet nga Liga e Kampionëve.

“Jam shumë i lumtur që kemi arritur në këtë pikë. Duam të jemi në Ligën e Kampionëve”.

“Gjithmonë kam thënë se doja të isha në Ligën e Kampionëve me Milanin. Sidoqoftë, e ardhmja ime nuk varet nga Liga e Kampionëve. Jam i lumtur që luaj për Milanin”.

“Në fund të edicionit, do bisedojë me Maldinin dhe Massaran për të diskutuar të ardhmen. Ata janë në krye dhe i respektojë”, deklaroi ai.

Një fitore ndaj Cagliarit, i mjafton Milanit që edicionin tjetër të jetë në Ligën e Kampionëve pas plotë tetë viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat