“Dardanët” e shpallin futbollistin nga Kosova person “non grata”

Futboll

“Dardanët” e shpallin futbollistin nga Kosova person “non grata”

Më: 20 maj 2021 Në ora: 12:15
“Dardanët” e shpallin futbollistin nga Kosova person “non grata”

Tifozët ‘Dardanët’ janë të revoltuar shumë me sulmuesin e Kosovës, Andi Zeqiri, që vendosi ta vesh fanellën e Kombëtares së Zvicrës dhe jo të Kosovës.

Tifozët “Dardanët” e shpallin Zeqirin futbollist “non grata”. 

Zeqiri është futbollisti i skuadrës së Premier League, Brighton.

Madje, ai ishte takuar edhe me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili e kishte zyrtarizuar “përforcimin Zeqiri”.

"Dardanët" reagojnë përmes një letre të hapur.

“Mashtrimet nuk tolerohen. Ai i Andit nuk ishte vetëm mashtrim ndaj federatës, por edhe ndaj tifozëve dhe mbarë popullit në Kosovë. Si i tillë mori përmasa edhe më të rënda. Ofendoi shumë keq të gjithë ata që u përpoqën ta afronin te Kosova. Tani, ky zotriu i veshur me sedër të huaj, atë zvicrane, le të na tregojë se çka e motivoi për ta bërë këtë tradhëti?

Çfarë i bëri Kosova që t’ia linte këtë njollë të zezë? Çka i kishim borxh ne tifozët që ai të na përgjigjej me atë sjellje perverse? Nënshkruajti mbi dokument se do t’i bashkohej kombëtarës kosovare, pastaj si skuth i pabesë në pabesi shkoi te Zvicra. Të pabesët nuk i duhen Kosovës. Nuk u janë dashur shqiptarëve. Vetëm se, ta kesh të qartë një gjë: për Dardanët je i padëshiruar – NON GRATA.

Kënaqu në alpet zvicrane, por mos u mundo asnjëherë të identifikohesh me shqiptarët dhe Kosovën, sepse atë mundësi për t’u identifikuar si i tillë e hodhe në kosh të plehrave. Kurse për neve ti je vetëm një gërmallë mbeturinash. Nuk e meriton asnjë respekt! Dy vite duke sorrollitur njerëz, duke i gënjyer dhe vendosur në pozita të padobishme. Prandaj për ne Dardanët je i shpallur NON GRATA!”, kanë shkruar “Dardanët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat