Klubi europian ndërpret kontratën me mbrojtësin shqiptar

Futboll

Klubi europian ndërpret kontratën me mbrojtësin shqiptar

Më: 20 maj 2021 Në ora: 13:48
Klubi europian ndërpret kontratën me mbrojtësin shqiptar

Si duket aventura e mbrojtësit shqiptar Shkodran Mustafi tek skuadra e Shalkes ka mbaruar vetëm pas 4 muajsh, aventurë e cila kulmoi me rënien e nga kategoria të skuadrës nga Gelsenkirshen.

Mustafi u afrua në merkaton e janarit tek skuadra e Shalkes nga londinezët e Arsenal, duke e cilësuar si një përforcim cilësor për ekipin i cili nuk po korrte rezultate të mira në atë fazë të sezonit, por Mustafi nuk arriti të gjente formën e tij më të mirë duke u lënë jashtë skuadrës disa herë nga trajneri grek Gramozis.

Lajmin për largimin e mbrojtësit 30 vjeçar e bëri të ditur vetë faqja zyrtare e klubit të Shalkes duke shkruar se nuk do të rinovohet kontrata me Mustafin dhe në fund të sezonit do të largohet si lojtar i lirë.

Tani mbrojtësi 30 vjeçar do të vihet në kërkim të ndonjë skuadre duke parë dhe eksperiencën e tij të madhe ku është aktivizuar në disa klube me eksperiencë si Sampdoria, Shalke, Arsenal dhe kombëtaren e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat