Stadiumi i njohur në Kosovë, tani shndërrohet në shkollë

Futboll

Stadiumi i njohur në Kosovë, tani shndërrohet në shkollë

Nga: K.G. Më: 20 maj 2021 Në ora: 16:42
Stadiumi i njohur në Kosovë, tani shndërrohet në shkollë

Ngjan edhe kjo! Dikur stadium i njohur sot po shndërrohet në shkollë, kështu ankohen klubi i futbollit Ferizaj. 
“Stadiumi i qyteti ‘Ismet Shabani’ bëhet shkollë! 

Stadiumi i qytetit, dikur ishte arenë e futbollit Ku çdo javë ishte i stërmbushur me tifozë, tani është shndërruar në shkollë.

Në këtë stadium kanë dalur shumë talentë nga qyteti ynë, e shumë gjenerata kanë luajtur këtu - e tani kjo fushë më nuk do të ekzistojë pasi aty do të ndërtohet një shkollë! 

Ne si klub jemi të habitur për këtë gjë, dhe kërkojmë që dikush të jep përgjegjësi për këtë që po ndodhë.

Qyteti ynë jeton për futboll, meritojmë më shumë”, shkruan në faqen e KF Ferizaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat