Pioli befason lojtarët para takimit vendimtar

Futboll

Pioli befason lojtarët para takimit vendimtar

Më: 20 maj 2021 Në ora: 22:17
Pioli befason lojtarët para takimit vendimtar

Ndonëse kreu një fazë të parë në kufijtë e perfektes dhe u shpall kampion dimri, Milani tani rrezikon seriozisht të mbetet jashtë zonës Champions, teksa e vetmja mënyrë për të ruajtur vendin e katërt, është të marrë në Bergamo të njëjtin rezultat apo ndoshta më mirë sesa Juventusi në Bologna.

Duke supozuar që në letër bardhezinjtë nuk do ta kenë shumë të vështirë në “Dall’Ara”, Milani duhet të marrë tre pikët në finalen bergamaske ndaj Atalantës që të jetë e qetë në ruajtjen e vendit të katërt.

Për të bashkuar grupin e dëshpëruar pas barazimit me Cagliarin dhe për të rritur psikologjikisht skuadrën, trajneri Stefano Pioli ka organizuar një zgarë në ambientet stërvitore të klubit në Milanello.

Stafi teknik, ai drejtues dhe të gjithë futbollistët patën mundësi të kalojnë një dy orësh mjaft argëtues nën shoqërinë e njëri-tjetrit, ndryshe nga herët e tjera, ku në kompleksin stërvitor shkonin vetëm për të djersitur dhe përgatitur ndeshjet.

Nesër dhe të shtunën kuqezinjtë do t’u japin dorën e fundit përgatitjeve, para se të udhëtojnë drejt Bergamos, ku të dielën në mbrëmje do të luajnë ndeshjen e fundit dhe atë më të rëndësishmen e sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat