Ofertë prej 450.000 eurosh për Selmanin

Futboll

Ofertë prej 450.000 eurosh për Selmanin

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:00
Ofertë prej 450.000 eurosh për Selmanin

Gentian Selmani është një nga lojtarët më të dalluar te Boluspor në Ligën e Parë turke. Me paraqitjet e mira, portieri i kombëtares ka tërhequr vëmendjen edhe të klubeve elitare në Turqi, ndërsa në skenë shpeshherë ka dalë edhe Italia.

Së fundmi, presidenti i Boluspor, Abdull Abat thekson se për shqiptarin ka mbërritur një ofertë prej 450.000 eurosh, por që nuk është marrë parasysh.

Kjo sepse presidenti nuk ka ndërmend të lëshojë për një xhavahir të skuadrës dhe që mund të mbushë më shumë arkat e klubit. Ndaj, ka vendosur që për Selmanin të pranojë vetëm një ofertë e cila arrin në 1 milionë euro, shkruan vipsport.

Tashmë, mbetet për t’u parë si do të ecë merkato për Selmanin, teksa shifra është disi e lartë megjithatë në rast se një klub serioz troket, atëherë negociatat edhe mund ta ulin disi këtë vlerë të vendosur nga presidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat